INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A u ndaluan qeset plastike pas hyrjes në fuqi të vendimit? Vëzhgimi i IN News [VIDEO]

A u ndaluan qeset plastike pas hyrjes në fuqi të vendimit? Vëzhgimi i IN News [VIDEO]

Publikuar më: 12:20 02-07-2018
Ka dështuar vendimi për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike një përdorimshe. Edhe pse ishte përcaktuar se prej datës 1 korrik qeset plastike të pa riciklueshme do të hiqeshin nga përdorimi, jo vetëm që nuk ka ndodhur, por si për paradoks edhe buka, e cila mbart mjaft rrezik nëse mbahet në plasmas, ka vijuar të tregëtohet pa as më të voglin shqetësim. Në fazën e parë të marrjes së këtij vendimi u fol për masa shumë të ashpra për të gjithë prodhuesit, importuesit dhe shitësit e tyre. Ndaj tyre do të vendoseshin gjoba, të cilat do të varionin nga 1 deri në 1.5 milionë lekë. Por, me vëzhgimin që kreu IN News, në të gjitha pikat e shitjes si në tregje edhe markete, qeset njëpërdorimshe ishin të pranishme kudo dhe banorët me to madje kanë tërhequr të gjitha produketet deri tek buka.
 ‘’Po kështu ma dhanë bukën, kështu e blej gjithmonë’’ pohon për IN Tv një banor.
‘’Po me qeska japin të gjithë’’ thotë një zonjë.
Për heqjen e qeseve plastike u la dy muaj kohë sensibilizim, por kjo duket se nuk ka sjellë asnjë ndryshim, pasi ndoshta të vetmit që janë ndërgjegjësuar disi, janë disa konsumatorë që kanë filluar të përdorin çantat me beze.  
 ‘’Kam filluar tani të përdor këto trastat, më mirë është se plasmasi’’ pohon një konsumatore. "Po blejmë herë me çanta rrobe herë me qese plasmasi’’pohon një tjetër. Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Këshillit të Ministrave për heqjen e ambalazhit plastik, parashikon vetëm përdorimin e qeseve të riciklueshme.
 
Article Logic
Execution time: 0.0041098594665527