INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A u tregua Rita Ora e sinqertë?

A u tregua Rita Ora e sinqertë?

Publikuar më: 11:10 27-04-2016

Ajo sapo u deklarua se të gjithë zërat që flasin për një marrëdhënie mes saj dhe Jay Z në kurriz të Beyonce janë tërësisht të pavërteta.

Megjithatë ka diçka që ende nuk shkon. Dhe kush mund të ngrinte më shumë dyshime mbi këtë situatë se sa vetë bukuroshja me origjinë shqiptare? Pas kryqëzimit nga interneti dhe ndonjë veprimi ndoshta jo shumë të menduar në një moment të papërshtatshëm (kopjimi i veshjes së Beyonces), Rita ndërmori hapin e radhës duke fshirë dy foto nga Instagrami i saj.

E para ishte natyrisht fotoja e famshme me reçipetat me limona (si Lemonade) dhe varësen me shkronjën J (si Jay Z), ndërsa e dyta fotoja e Elizabeth Taylor në filmin “Ash Wednesday”. Filmi në fjalë flet për një grua në moshë të mesme, e pushtuar nga frika për të humbur burrin, e cila është e gatshmë të bëjë gjithçka. Mos ndoshta Rita Ora u pendua që i ka fryrë dhe më shumë zjarrit apo thjesht deshi të shmangte keqkuptime të mëtejshme? Por edhe sikur të jetë kështu, pse e postoi atë foto në radhë të parë?

Duke llogaritur se veprimet e këngëtares 25 vjeçare ishin të shumta, duket e vështirë që të jenë bërë të gjitha rastësisht. 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438