Këngëtari i njohur, Robert Berisha, së fundmi është rikthyer në qendër të vëmendjes, ku po përflitet se është rikthyer me modelen Xhesika Kadiu, për të cilën la këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
Lajmet qarkulluan pas fotos së tyre në një pikë karburanti. Në një prononcim për “Who?”, Berisha ka mohuar të gjitha lajmet dhe shprehet se është beqar.
Pjesë nga intervista: Çfarë po ndodh me jetën tënde private? Je vërtetë në një histori dashurie?
Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë. (Qesh).
Ndodh të “gjuash” për vajza kur del për jetë nate? Si hyn në muhabet me to? Çfarë i thua?
Nuk dal natën dhe nuk gjuaj. Muhabet bëj vetëm me ata persona që kemi dalë bashkë dhe jam shumë i mirë në muhabet dhe ‘funny’. Mundohem që t’i argëtoj e të kalojmë sa më mirë.