INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A zgjat dashuria tre vjet? Shokon studimi

A zgjat dashuria tre vjet? Shokon studimi

Publikuar më: 16:20 30-08-2018

A zgjat dashuria tre vjet? Kjo është dilema me të cilën përballen çiftet kur nisin një lidhje. Megjithatë interesi i madh për të mësuar për këtë temë ka bërë që shumë ekspertë ta marrin në studim.

Një hulumtim i fundit nga Slater and Gorfon Laëyers, ka dal në përfundimin se dashuria nuk zgjatë tre vit por madje viti i tret është viti më i lumtur i një marrëdhënie. Ata mendojnë se janë vitet e mëtejshme që mund t’i lëkundin themelet e lidhjes.

Studimi nisi vëzhgimin nga numri i madh të divorceve, për të gjetur arsyet pse çiftet ndaheshin.

Të dhënat tregojnë se çiftet kanë më shumë gjasa që të divorcohen në vitin e pestë të martesës pasi gjatë kësaj periudhe kanë fëmijë të vegjël, dhe koha për tu kujdesur për veten dhe marrëdhënien pakësohet. Gjatë kësaj kohe e kanë të vështirë të kombinojnë punën, me punët e shtëpisë, dhe probleme të tjera të përditshme.

Ndërsa përgjatë vitit të 7 të martesës problematikat në çift marrin zgjidhje por jeta kthehet në një rutinë.

Specialistët këtë periudhë e kanë cilësuar si 'muri' sepse çiftet përballen me një monotoni, dhe problemet financiare shtojnë konfliktet në familje. Ndaj po kaluat dhe ja hodhe dhe vitin e 7 ja dolët dashuria juaj mposht çdo problem./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109