Ka nisur pak më parë dasma e shumëpritur e Elita Rudit dhe Gjikos. Çifti kanë ftuar të afërm, miq, personazhe të njohur të shoëbizit në një lokal luksoz në Ferizaj. Në internet po qarkullojnë disa foto nga atmosfera dhe duket me të vërtetë një dasmë shumë e bukur. Çifti janë munduar ta mbajnë sa më private këtë ceremoni, por janë miqtë e tyre ata që i kanë “tradhtuar” duke publikuar foto e video të ndryshme dhe me të vërtetë kanë bërë shumë mirë.
Vetëm pak më parë në rrjete sociale është publikuar foto e parë e Gjikos si dhëndër. Reperi ka zgjedhur kostumin tradicional të zi për ditën e tij më të rëndësishme. Ai shfaqet duke rregulluar veshjen teksa një tjetër po e ndihmon.