Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë.
Më 11 shtator të vitit 2019 do të mbahet ceremonia e çmimeve “Grammy”. Ndonëse ka ende shumë kohë deri atëherë, që tani kanë nisur të flasin për to.
Edhe pse nuk arriti që këtë vit të nominohej apo merrte ndonjë çmim në ceremoninë më të madhe ku vlerësohet muzika e artistëve Dua shpreson se mund të fitojë ndonjë trofe që do t’ia dedikojë disa njerëzve shumë të veçantë. Në një intervistë të dhënë për “Billboard”, së bashku me artistët Post Malone dhe Mai, ajo zbuloi se fitorja do të përfaqësojë diçka më të madhe se ajo vetë.
“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua.