INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AAK: AKR, drejt pjesëmarrjes në qeveri

AAK: AKR, drejt pjesëmarrjes në qeveri

Publikuar më: 09:11 04-09-2017
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës beson se më në fund, AKR-ja e Behgjet Pacollit po lëviz drejt pjesëmarrjes në Qeverinë e re. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, citohet të ketë thënë se prej të hënës do të ketë hapa të shpejtë në drejtim të konstituimit të Parlamentit dhe formimit të ekzekutivit të ri. Zyrtarë të AKR-së megjithatë nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e koalicionit PAN. Të enjten, skadon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të ndërprerë më 24 gusht. Në seancën e fundit, ku dështoi votimi për Kryetar të Kuvendit, numri dy i PDK-së, Enver Hoxhaj kishte kërkuar shtyrjen e saj për të paktën dy javë, me argumentin se nevojitej më shumë kohë për të vazhduar konsultimet lidhur me krijimin e institucioneve. Hoxhaj ka deklaruar së fundi se partia e tij është e vendosur të përmbyllë sa më shpejt këtë proces. Ai nuk dha një datë se kur do të mbahet seanca e radhës, por me të gjithë gjasat, kjo do të ndodhë të enjten. Ka pasur gjashtë rinisje të seancës konstituive të parlamentit në Kosovë, por që të gjitha kanë dështuar, pasi PAN nuk ka arritur të sigurojë numrat e nevojshme për zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar të Parlamentit.
Article Logic
Execution time: 0.0015959739685059