INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AboutTravel,

AboutTravel, "Ja 11 arsyet pse duhet të vizitohet Shqipëria"

Publikuar më: 14:35 17-04-2017

AboutTravel ka renditur 11 arsye se pwrse vizitorwt e huaj duhet tw vijnw nw Shqipwri.
“Për shumë njerëz, Italia dhe Greqia janë destinacione udhëtimi ëndrrash. Nuk ka asnjë dyshim që Mesdheu ka shumë për të ofruar nga ushqimi, vera, plazhet, historia etj. Por, ka edhe një vend i cili ju ofron po të njëjtat gjëra për një buxhet të vogël dhe kjo është Shqipëria. Shqipëria është e pa eksploruar nga turistët e Amerikës së Veriut dhe kjo ka të bëjë kryesisht me kohën e gjatë të izolimit”, shkruan AboutTravel.

Dhe ja cilat janë 11 arsyet

1. Njerëzit

Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, Shqipëria ka qenë e izoluar me shekuj.

2. Besa

Ky është një kod i lashtë i pashkruar dhe që quhet besa. Përmes kësaj, shqiptarët mbronin miqtë.

3. Malet

Me më shumë se 70% male, Shqipëria është një nga vendet më malore.

4. Ushqimi

Falë klimës mesdhetare, Shqipëria ka larmishmëri produktesh dhe njihet për ushqimin bio.

5. Ushqimi i lirë

Një nga avantazhet është padyshim ushqimi. Është i shijshëm dhe i lirë. Një darkë me produkte në grilë kushton më pak se 6 USD në krahasim me 15 USD që mund të paguash në Greqi, për të njëjtën shije dhe sasi.

6. Bregdeti

Shqipëria u vendos në ‘radarin’ e turizmit botëror rreth vitit 2009. Pas një episodi të zhvilluar në Shqipëri të Top Gear, vendi i vogël, i fshehur i Ballkanit, filloi të bëhej i njohur. Thuhet se Riviera shqiptare është ndër zonat më të paprekura natyrore, me plazhe të fshehura, rrënoja të lashta dhe ushqim të mrekullueshëm .

7. Kultura

Tirana, kryeqyteti shqiptar, ka pësuar shumë ndryshime, jo vetëm nga luftërat, por edhe nga diktatura për vite me radhë, ndaj nuk duhet të prisni të gjeni ndonjë qytet të vjetër të stilit europian. Edhe pse gjurmët nuk mungojnë. Opera, arti, teatri janë aktive dhe kanë gjithmonë aktivitet ndaj mos ngurroni ta zbuloni.


8.Modernia dhe tradita

Tirana është një qytet dinamik dhe vizioni është për ta bërë atë një qytet me më shumë gjelbërim, madje edhe në zemër të saj.

9.Historia

Shqipëria ka shumë histori brenda saj. Nuk gjendet vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera. Kruja është një shembull. Figura kryesore në të është ajo e Skënderbeut, Heroit Kombëtar, që zmbrapsi turqit për vite me radhë.

10.Bunker mania

Një nga gjërat “e çuditshme” që do të gjeni janë bunkerët. Një skemë paranojake mbrojtjeje e ngritur nga diktatori Hoxha. Në vend ka rreth 750,000 të tillë, pra afërsisht 1 në 4.

11. Gjallëria

Shqipëria mund të jetë e mbuluar nga korrupsioni, por në të ndihet era e ndryshimit. Shpesh, prindërit thonë se duan t’u japin fëmijëve një jetë më të mirë nga sa ata e kishin, por kjo mund të arrihet edhe këtu.

Article Logic
Execution time: 0.0040478706359863