INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abrashi dhe Lenjani në të njejtën linjë: E kemi studiuar mirë Francën, japim maksimumin

Abrashi dhe Lenjani në të njejtën linjë: E kemi studiuar mirë Francën, japim maksimumin

Publikuar më: 17:40 13-06-2016

Kombëtarja po stërvitet intensivisht për ndeshjen me Francëm dhe në të njejtën linjë u shprehën edhe Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani në konferencë për shtyp. Mesfushori i palodhur i kombëtares Abrashi është shprehur se edhe pse është një Francë tjetër nga ajo e ndeshjeve të grupeve, ne jemi stërvitur mirë dhe jemi të përgatitur për ti përballuar me sukses ata.

“Kundër Francës do të luajmë ashtu si në dy ndeshjet që zhvilluam në grup kundër tyre. Do të japim maksimumin. E kemi analizuar shumë mirë Francën, ato gabime që kemi bërë me Zvicrën do mundohemi që ti mos i bëjmë me Francën. Ndaj një kundërshtari si Franca përgjegjësia është më e madhe po ashtu e dhe përqëndrimi ynë është më i lartë. Çdo ndeshje kërkon përqëndrim dhe ne si lojtar kemi bërë përgatitjet e duhura”.

Një tjetër lojtar mjaft i rëndësishëm te Shqipëria, jo vetëm në këtë Europian, Ermir Lenjani u shpreh se pret një Francë krejt tjetër nga ajo e dy ndeshjeve të grupit, por megjithatë ekipi do të tentojë të bëjë më të mirën. Edhe Lenjani është shprehur si Abrashi duke thënë se i kemi studiuar mirë francezët, dhe se jemi të bindur për një rezultat pozitiv.  

“Do të japim maksimumin në dy ndeshjet e fundit, sidomos në sfidën ndaj Francës. Është një Francë krejt tjetër nga ajo që kemi luajtur dy ndeshjet. Kemi edhe dy ditë për t’u përgatitur. Sigurisht që do të jetë në sfidë e vështirë. Me ta kemi luajtur në dy ndeshje miqësore dhe i kemi analizuar si duhet. Jam optimist për një rezultat pozitiv. Gjithmonë kam pozicion që të ndihmoj skuadrën, roli është që të shtyj roline skuadrën drejt sulmit dhe të mbroj në pozicion që ndodhem”, u shpreh Lenjani. 

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939