INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Abuzime, korrupsion në sistemin e Drejtësisë” raporti i DASH për Shqipërinë

“Abuzime, korrupsion në sistemin e Drejtësisë” raporti i DASH për Shqipërinë

Publikuar më: 12:35 14-03-2019

Vijon të jetë shqetësuese situata në burgjet shqiptare! Korrupsioni dhe abuzimet me të dyshuarit në paraburgim janë problemet më të mprehta të cilat janë renditur dhe nga Departamentit Amerikan i Shtetit, i cili ka publikuar një raport të detjuar për Shqipërinë.

Sa i përket vdekjeve në burgje raporti citon se shkaqet janë raportuar natyrale por nuk ka patur hetime të thelluar për të verifikuar këtë përfundim.

“Kushtet e dobëta në qeli, mungesa e trajtimi mjekësor sidomos atij psikologjik vijojnë të mbeten probleme serioze siç është mbipopullimi dhe korrupsioni"

Duke ndalur tek korrupsioni nënvizohet se zyrtarët kanë përdorur burime shtetërore për përfitime personale dhe se mosndëshkimi vijon të jetë një problem. Korrupsion është konstatuar dhe në radhët e policisë.

“Udhëheqja e dobët ka kontribuar në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjelljen joprofesionale. Mosndëshkimi mbeti një problem serioz, megjithëse qeveria bëri përpjekje, veçanërisht duke rritur përdorimin kamerave për të dokumentuar sjelljen e policise”

Duke u ndaluar tek gjyqësori raporti citon me shqetësim ndërhyrjet e jashtme .

“Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frika, korrupsioni penguan që gjyqësori të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase. Ndërhyrja politike në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese kërcënojnë pavarsinë dhe integritetin e këtyre institucioneve"

Sipas DASH korrupsioni është i përhapur në të gjitha hallkat e qeverisë. Raporti ka vënë re me shqetësim se presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura.

E ndërsa vendi në qershor shkon në zgjedhje lokale, DASH risjell në vëmendje zgjedhjet e qershorit të 2017 duke theksuar se OSBE raportoi për blerje votash dhe presion mbi votuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869