INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzime seksuale me fëmijët jetimë në Shkodër, arrestohet ish-drejtoresha dhe 4 punonjëse

Abuzime seksuale me fëmijët jetimë në Shkodër, arrestohet ish-drejtoresha dhe 4 punonjëse

Publikuar më: 19:02 18-05-2016

Prokuroria e Shkodrës pasi ka marrë sinjalizim nga institucioni i  Avokatit të Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në Qendrën Rezidenciale të Femijeve në Shkodër kishte abuzime nga personeli, ka bërë hetimet e nevojshme dhe ka urdhëruar ndalimin e ish-drejtoreshës së institucionit dhe 4 punonjësve. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Organi i akuzës në Shkodër ndërmori menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.

Nga hetimi i kryer është zbuluar se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:

A. Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër

R. Camaj, punonjëse e Qendrës

Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës

N. Rramolli, punonjëse e Qendrës

V. Marku, punonjëse e Qendrës

Këto persona dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715