Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të mbretit të pop-it, Michael Jackson duket se imazhi i tij do të rrënohet. Është realizuar një dokumentar i cili titullohet“Të Largohesh nga Askund” ku do të shpalosë detaje të reja mbi akuzat për abuzime seksuale ndaj të miturve të kryera nga Jackson.
Në disa skena të këtij dokumentari zbulohet se ylli i hitit “Thriller” pati një lidhje të gjatë me 2 fëmijë të moshës 7 dhe 10-vjeç. Tashmë tek të 30-at ato tregojnë historinë shokuese se si Jackson ka abuzuar seksualisht me to kur ishin të mitura.
Ky dokumentar do të shfaqet në festivalin “Sundance” që do të mbahet më 24 janar deri në 4 shkurt.