INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Abuzimet e postës s’kanë fund, “zhvatin të moshuarit”[VIDEO]

Publikuar më: 15:49 20-09-2018

Shumë të moshuar kanë probleme shëndetësore dhe për pasojë ata janë të detyruar që të paguajnë një tarifë prej 100 lekë çdo muaj që pensionet posta t’ja u nisë në shtëpi. Por korrektesa e këtij institucioni lë për të dëshiruar. Disa nga ta ankohen se postierët nuk shkojnë kurrë në banesat e tyre në datën, që është caktuar dorëzimi i pensionit. 

Po ka dhe të moshuar të tjerë, që thonë se për ta marrë në datë pensionin japin dhe ryshfet postierit.
Një tjetër i moshuar është penduar që bëri marrëveshje me postën që t’i dërgonin pensionin në shtëpi se mirë, që nuk e merr falas shërbimin, po postieri nuk i shkonte në datën për të cilën kishin rënë dakord. Ndaj vendosi, që të shkojë sërisht ta tërheqë atë dorazi.
Ndërsa një tjetër kategori të moshuarish nuk kanë fare besim tek shërbimi postar dhe për pasojë detyrohen të shkojnë vetë për të tërhequr pensionin edhe pse ndonjëherë nuk e gjejnë paratë as në sportele në datën e caktuar.
Në këto kushte të moshuarit kanë një apel për institucionet përgjegjëse, pasi thonë se shërbimet për moshën e tretë duhet të jenë më të organzuara dhe lehtësuese.

Article Logic
Execution time: 0.0023789405822754