INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet me pronat në Spille. Flet kryebashkiaku: Nuk kam lidhje me çështjen

Abuzimet me pronat në Spille. Flet kryebashkiaku: Nuk kam lidhje me çështjen

Publikuar më: 14:49 24-02-2018

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini i vënë nën akuzë nga prokuroria e Kavajës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund hetimet. Nuredini mohon të ketë lidhje me këtë çështje. Kreut të Bashkisë i është bllokuar edhe pasaporta dhe i është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” . “Nuk kam asnjë arsye ta konsideroj sulm politik, unë jam i PDIU. Me Partinë Socialiste kam bashkëpunuar për projektet financiare të zonës, por s’ka të bëjë më çështjen në fjalë. Nuk e konsideroj një sulm politik. Kur hetimi të mbyllet, do jem jashtë çështjes. Pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, tha Nuredini. Gjykata ka dhënë masat e sigurisë “arrest me burg” për personat e dyshuar se abuzuan me pronat; Asim Arkaxhi, Aldo Kil, Shpendi Dem, Arben Daja, Artur Tosku si dhe për biznesmenin Idlir Karkini. Ndërkohë detyrim me paraqitje është vendosur për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini dhe Arben Kaja si dhe është pezulluar nga detyra Arbër Aliu.

Article Logic
Execution time: 0.0026659965515137