INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet në punë/Inspektoriati vendosi në 2018, 30 mln lekë gjoba

Abuzimet në punë/Inspektoriati vendosi në 2018, 30 mln lekë gjoba

Publikuar më: 09:25 12-02-2019

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe i Shërbimeve Shoqërore gjatë vitit të shkuar ka kryer mijëra inspektime. Rezulton se në 89.2% të ndërmarjeve janë vendosur gjoba.
Në raportin e fundit mësohet se vlera e gjobave të vendosura gjatë 2018 arrin në 30 mln lekë.
Sipas raportit, masa administrative “Gjobë”, për shkeljet e dispozitave të legjislacionit të punës është aplikuar në 175 inspektime të kryera. Krahasimisht me numrin e inspektimeve nga çdo degë rajonale, kjo masë ligjore është aplikuar në 1.4% të totalit të inspektimeve të realizuara nga 12 degët rajonale.
Sipas llogaritjes së një mesatareje për lloj aktiviteti, vlerë mesatare e gjobave, rezulton më e madhe e aplikuar ne aktivitet prodhuese, elektricitet gaz ujë, ndërtim e në miniera kariera, aktivitete këto me rrezishmëri të lartë për sigurinë e shëndetin në punë.
Sa i përket masës ligjore “pezullim”, për shkeljet flagrante të dispozitave të legjislacionit të punës është aplikuar në 855 inspektime,nga të cilat 844 ose 98.7% e tyre janë për rregullueshmëritë e shkeljeve ligjore evidentuar gjatë inspektimeve,për marrëdhënie punë jo korrekte dhe 11 janë për rregulleshmëritë e shkeljeve ligjore evidentuar gjatë inspektimeve për siguri dhe shëndet në punë. Kjo masë ligjore është aplikuar më së shumti në degën rajonale Tiranë, Vlorë, Dibër, Kukës, Shkodër e Korçënë mbi 9% të inspektimeve realizuar në këtë periudhë nga këto degë rajonale.
“Vlen të theksojmë punën e kryer nga muaji maj 2018, ku ritmi i punës në drejtim të cilësisë së inspektimit ka rezultate direkte në zbatueshmërinë e dispozitave ligjore të Legjislacionit të Punës, nga subjektet private e shtetërore. Kështu 80% e inspektimeve të kryera gjatë vitit 2018,janë rezultat I punës intensive realizuar maj-dhjetor2018.” – thuhet në raport.

Abuzmet kryesore:

-72.4% e inspektimeve për shkak ankese;

-97.5% e inspektimeve rastësore, iniciuar në subjekte me dyshime për shkelje flagrante të legjislacionit të punës;

-95.6% e zbutueshmërisë së informalitetit në punë;

-95.8% e rekuperimit të kontribuuesve të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore gjatë procesit të inspektimit;

-96.7% e masave administrative “Pezullim” për shkelje flagrante të dispozitave ligjore të legjislacionit të punës

-78.3% e masave administrative si dënime kryesore “Paralajmërim”;

-75.4% e masave administrative si dënime kryesore “Gjobë”

 

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656