INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimi me pronat, kryebashkiaku Frrokaj e 12 zyrtarët e tjerë dalin nesër para Gjykatës

Abuzimi me pronat, kryebashkiaku Frrokaj e 12 zyrtarët e tjerë dalin nesër para Gjykatës

Publikuar më: 12:19 18-03-2018

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, dhe 12 zyrtarët e tjerë, të cilët akuzohen për abuzime me pronat bregdetare do të dalin nesër para Gjykatës së Lezhës ku do tu komunikohet masa e sigurisë. Pas arrestimit të Frrokaj dhe zyrtarëve të tjerë, me urdhër të Prokurorisë, janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2. Por simpatizantët e kryebashkiakut janë mbledhur një ditë më parë para Bashkisë duke kërkuar lirimin e tij. Edhe demokratët kanë dal në mbështetje të Fran Frrokaj. Për Lulzim Bashën arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës është politik. Krerët demokratë reaguan një ditë pas arrestimeve të zyrtarëve duke ju rikthyer çështjes "Tahiri" duke u shprehur se po bëhet një presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen “Tahiri”. “Ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi ynë është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jopolitik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi profesionale dhe jo një drejtësi të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive”-deklaroi Basha.
Nga hetimet e kryera prokuroria e Lezhës ka mundur të sigurojë dokumente të falsifikuara, të cilat kanë marrë dhe miratimin e zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë kryebashkiakun e Lezhës, kryetarin e qarkut, zv/kryetarin e Bashkisë dhe zyrtarë e juristë të hipotekës. Sipas burimeve të prokurorisë, këta zyrtarë kanë ndarë sipërfaqen tokësore duke përdorur dokumente të falsifikuara, kryesisht me AMTP (Akti i Marjes së Tokës në Pronësi), dhe më pas ndarë parcelat tokësore duke ju referuar ligjit me nr.7501 “Për Tokën”. Në deklaratën e saj publike Policia e Lezhës zbuloi të dhëna rreth skemës së mashtrimit të përdorur për tjetërsimin e pronave. Personat që kanë përfituar tokën nga kjo skemë e tillë, nuk kanë qenë banorë të zonës, por banorë të tjerë që nuk jetojnë në këtë zonë. Pasi sipërfaqja tokësore që ndodhet në bregun e detit është regjistruar dhe në hipotekën e Lezhës, atëherë personi përfitues brenda pak ditëve kanë lidhur kontrata shitjes me persona të ndryshëm, biznesmenë dhe emra të njohur. Nga verifikimet e kryera është zbuluar se vetëm një familje e vetme ka përfituar një sipërfaqe tokësore prej 140 mijë metra katror. Ndërsa në total tre familje kanë përfituar një sipërfaqe tokësore tek “Rana e Hedhun” prej 298 mijë metra katrorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334