INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimi me rrugën e Gjinarit, Gjykata lë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika

Abuzimi me rrugën e Gjinarit, Gjykata lë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika

Publikuar më: 16:38 04-02-2018

Një seancë gjyqësore maratonë ka qënë ajo e zhvilluar këtë të dielë në Gjykatën e Elbasanit ku kanë dalë para trupës gjykuese ish-drejtori i Përgjithshëm i rrugëve, Dashamir Xhika dhe ish-funksionari të PD-së, Andi Toma të akuzuar për shpërdorim fondesh në aksin rrugor Elbanasn Gjinar, të arrestuar dy ditë më parë së bashku me 9 persona të tjerë. Dëmi ndaj shtetit llogaritet 5 mld lekë.

Seanca ka nisur në orët e para të ditës sotme në gjykatën e Elbasanit dhe u ndërpre në mesditë dy herë.

Avokatët mbrojtës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi. Seanca është zhvilluar me debate mes avokatëve dhe prokurores. Pas rifillimit të séances pas katër orë ndërprerje është vendosur që për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhikën të jepet masa arrest me burg. Mbi Xhikën rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Ish-kreu i ARRSH ka abuzuar me tenderin e aksit rrugor Gjinar-Elbasan dhe organi i akuzës u shpreh se vepra infrastrukturore nuk është realizuar pavarësisht fondeve të shpenzuara.
Ajo cka u vu re në seancë ishte dhe prania e ish-ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713