INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzoi seksualisht me dy të mitur! Dënimi i prerë pas 20 vitesh për kardinalin

Abuzoi seksualisht me dy të mitur! Dënimi i prerë pas 20 vitesh për kardinalin

Publikuar më: 13:11 21-08-2019

Kardinali George Pell, që abuzoi me dy të mitur pavarësisht apelimit të bërë nuk ja doli të bindë për të kundërtën Drejtësia Australiane. Kjo e fundit vendosi ta lërë në burg. Kardinali u akuzua vitin e kaluar  për abuzim seksual të të miturve, ngjarje që ka ndodhur rreth 20 vjet më parë.
"George Pell do të vazhdojë të vuajë dënimin e tij me 6 vjet burg," tha Shefi i Drejtësisë i Gjykatës Supreme Australiane të Victoria, Anne Ferguson.
Ndërsa familjartë e viktimave thanë se për ta është një ditë e mrekullueshme.

Kardinali u burgos për gjashtë vjet në mars, pasi u shpall fajtor për abuzimin me dy djem në një katedrale të Melburnit në vitet 1990. Ish arkëtari i Vatikanit, 78 vjeç, tani do të mbetet në burg derisa të ketë të drejtën e lirimit me kusht në tetor 2022.

Pell është prelati më i lartë i Kishës Katolike që është dënuar për abuzim seksual të fëmijëve. Geroge Pell ishte bërë kryepeshkop metropolitane i Melburnit në vitin 1996. Ai ishte emëruar kardinal që nga viti 2003 nga Gjon Pali II dhe në prill 2014 Papa Françesku e emëroi atë prefekt të Sekretariatit të krijuar rishtas për ekonominë e Vatikanit.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445