INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Acar dhe dëborë në fundvit! Merrni masa...[VIDEO]

Publikuar më: 12:21 29-12-2017

Planet për natën e ndërrimit të vitit duhe ti bëni duke hedhur njëherë sytë nga termometri. Sinoptikanët këshillojnë që të merrni masat e të përgatiteni për tu veshur trashë, por dhe të mos lini në shtëpi dorezat apo kapuçët, padiskutim dhe çadrat, pasi rreshjet do të rikthehen. Shi, dëborë dhe ulje të ndjeshme temperturash parashikojnë ekspertë e motit në fundvit, por dhe ditët e para të vitit të ri. Pritet që dita e fundit të vitit të jetë e akullt.

Madje edhe në kryeqytet priten rreshje të dobta dëbore, ndërsa në datën 1 dhe 2 pjesa më e madhe e territorit do përfshihet nga shiu. Kurse vlerat e termometrit priten të ulen ndjeshëm duke shkuar nga 0 deri në -8 gradë në zonat e thella të vendit. Në këto kushte dhe mjekët këshillojnë, që moshat e treta dhe fëmijët të bëjnë kujdes, pasi ulja e temperaturave ndikon në prekjen nga gripi. Nëse nuk tregohet kujdes dhe nuk merren masa paraprake mund të rrezikoheni sërisht në 2018 nga ndonjë epidemi e gripale si ajo në janar të 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758