INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Acari dhe dëbora po i afrohen Europës...

Acari dhe dëbora po i afrohen Europës...

Publikuar më: 09:26 11-12-2017

Acari dhe stuhitë po vijnë në Europë. E para Britania tashmë është goditur nga stuhia e acarit nga Arktiku, e cila po shoqërohet me erëra të fuqishme, reshje të borës dhe temperatura të ulëta dhe si duket, ajo do të përhapet edhe në pjesët tjera të Evropës. Erërat me shpejtësi 140 kilometra në orë kanë sjellë një periudhë dhjetëditore të acarit dhe borës, ndërsa temperaturat në ishull kanë rënë në minus 12 gradë Celsius.

Pritet se stuhia do të lëvizë më tej drejt lindjes dhe do prekë Francën. Siç raportuan mediat britanike, meteorologët ende nuk janë të sigurt se nga do të lëvizë stuhia, por shumica prej tyre janë të mendimit se do të lëvizë drejtë jugut dhe lindjes, pra drejt Evropës. Pamjet dramatike nga Britania tashmë kanë filluar të shpërndahen, e mund të shihen automjete të ngujuara në borë apo të cilat kanë rrëshqitur dhe kanë dal jashtë rrugëve. Në Skoci tashmë kanë rënë tetë centimetra borë.
Në anën tjetër, autoritetet në Spanjë dhe Portugali kanë thënë se erërat e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme, s'do ndalen, dhe se ato po vijnë nga Atlantiku. Sipas autoriteteve spanjolle, rreziku më i madh që do të sjell me vete stuhia Ana janë erërat e fuqishme, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 120 kilometra në orë. Edhe vende të tjera do të preken nga stuhia përgjatë javës.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994