INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Acari mbërthen Europën, Telemaku pushton Greqinë [FOTO]

Acari mbërthen Europën, Telemaku pushton Greqinë [FOTO]

Publikuar më: 16:36 08-01-2019

I gjithë Ballkani është gjunjëzuar nga i ftohti i acartë. Reshjet e dëborët, ngricat dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në shumë shtetet të Ballkanit por edhe në shumë vende europiane.

Fqinji ynë Greqia është paralizuar nga Telemaku i ftohti polar që ka mbërthyer kryesisht pjesën veriore të vendit ku temperatuarat kanë zbritur deri në -18 gradë celcius.

Sipas mediave greke i gjithë territori grek pothuajse është bllokuar nga dëbora.

Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta transporti rrugor, hekurudhor dhe ai detar nuk kanë funksionuar gjatë të gjithë ditës së sotme.Por krahas transportit, me vendim të guvenatorëve të periferive dhe Ministrisë së Arsimit të Greqisë nuk do të funksionojnë as shkollat po thuajse në të gjithë vendin.

“Telemaku” apo ndryshe i ftohti që ka pushtuar Greqinë pritet të largohet gradualisht nga atmosfera greke të mërkurën paradite. Edhe në Maqedoni dëbora ka bllokuar disa fshatra ndërsa banorët kanë bërë thirrje për ndihmë.

Edhe shtetet europiane si Italia, Gjermania, Austria, Zvicra janë gjunjëzuar nga i ftohti arktik ku në disa zona trashësia e dëborës ka arritur në 2 metra.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar edhe viktimat. Ekspertët e motit shprehen se disa pjesë të kontinentit të vjetër po përballen me dimrin më të ftohtë në 30 vite, ndërsa në shtete si Rusia temperatura ka arritur në -40 gradë.

d3.PNG

d2.PNG

 

d1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0022320747375488