INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Acari mbulon Perunë, ngordhin qindra kafshë

Acari mbulon Perunë, ngordhin qindra kafshë

Publikuar më: 12:42 05-07-2016

Acari që ka mbuluar Andet e Perusë duket se është bërë shkak për ngordhjen e një numri të madh kafshësh.

Temperaturat në zonë kanë rënë në minus 4 gradë celsius, e ndonëse është dimër në këtë pjesë të hemisferës jugore, ngrica të tilla janë të pazakonta duke sjellë një të ftohtë rekord këtë vit. Dëbora ka mbuluar mbi 15 krahina të rajonit. Më të prekurit nga moti i acartë janë njerëzit që e nxjerrin jetesën nga bagëtitë e bujqësia.

Një ndër zonat e goditura më rëndë është Puno, pranë kufirit me Bolivinë. Moti i keq atje ka prekur gati 178.000 vetë, e nuk janë të paktë ata që po vuajnë nga sëmundjet respiratore.

Mbi 18.000 kafshë kanë ngordhur në total atje e 10.000 hektarë të mbjella janë prekur, 70 nga të cilat janë shkatërruar krejtësisht.

Shërbimi kombëtar i meteorologjisë dhe hidrologjisë parashikon vazhdimin e reshjeve të dëborës në Puno edhe përgjatë fundjavës. Komunitet e zonës i kanë kërkuar mbrojtjes civile veshje të ngrohta, streha, vitamina e ushqim për kafshët, e një apel i ngjashëm i kanë drejtuar edhe pushtetit lokal e atij qendror. 

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434