Protesta në Astir po vijon. Ashtu sikundër ditët e tjera trafiku në orën 17:00 në këtë zonë por jo vetëm, është shumë i rënduar.
Këtë mbrëmje duket se acarimi ka arritur kulmin, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rrëzuar trafik-ndaresën për të devijuar rrugën e për pasur një lëvizje pa trafik. Në fotografinë që sjell IN TV duket trafik-ndarësja e rrëzuar dhe makina që kalon përmes.
Ndërkaq, protesta e banorëve të Unazës së Re sot vijon në ditën e saj të 63-e. Edhe këtë të shtunë në mbështetje të banorëve janë deputetët e PD. Banorët kanë përsëritur thirrjen kundër qeverisë “Rama” dhe mbi të gjitha kundër projektit që parashikon prishjen e banesave të tyre.