Vetëm pak ditë përpara se të mbushë 7 vjetorin e vdekjes, që nga 25 qershori 2009, Michael Jackson dhe ferma e tij Neverland janë duke kryesuar sërish titujt e mediave.
Kjo ndodh pas publikimit tënjë raporti të policisë sipas të cilit, mbretit të Pop-it iu gjetën në fermën e tij Neverland fotografi pornografike fëmijësh dhe të torturave të kafshëve. Janë gjetur gjithashtu edhe imazhe sadizmi dhe mazokizmi si dhe mjekimet e tij për të kuruar varësinë ndaj seksit.
Menjëherë pas kësaj, ka reaguar vajza e tij, Paris Jackson. 18 vjeçarja ka mbrojtur babain duke thënë se për fat të keq, negativiteti gjithmonë do të shesë. “ Unë u bëj thirrje të gjithë fansave që të mos besojnë ato çfarë shpifin parazitët për të shkatërruar karrierën e tij. Njerëzit e mirë gjithmonë shkatërrohen. Unë do të vazhdoj të tregoj se babai im ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pastër”, ka thënë ajo. Edhe pas deklaratave të policisë, Paris këmbëngul në pafajësinë e babit të saj.
#mood pic.twitter.com/RxfOROqHMl
— Paris Jacksoη (@ParisJackson) June 22, 2016