Duke qenë vetë pjesë e medias, Roza Lati ka qenë pothuajse gjithmonë dashamirëse ndaj tyre. Megjithatë, rasti i fundit bën përjashtim. Siç duket, një nga portalet online e ka cënuar moderatoren duke pretenduar se ajo ka folur lidhur me jetën e saj intime kur kryefjala është ‘seks i çmendu’. Nuk dimë nëse moderatorja ka dhënë apo jo realisht një intervistë në portalin në fjalë, por Roza refuzon të pranojë që këto janë fjalët e saj duke i quajtur plehra dhe faqe ordinere. Ja çfarë shkruan ajo e indinjuar: