INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adam Levine tregon për herë të parë se si është të jesh baba [FOTO]

Adam Levine tregon për herë të parë se si është të jesh baba [FOTO]

Publikuar më: 18:58 13-10-2016

Adam Levine ka patur shumë gjëra për të bërë këto ditë, por padyshim, prioriteti numër një për të është vajza e porsalindur Dusty Rose Levine. Vokalisti i Maroon 5, është telefonuar nga “On Air Ëith Ryan Seacrest”, ku është hapur rreth të qënurit baba për herë të parë.

“Unë kam qenë prind për 3 javë; çfarë di? Asgjë, por kjo është pjesa më e bukur e gjithë kësaj, sinqerisht”, ai i tha Ryan Seacrest. “Janë shumë instinkte, shumë gjëra që thjesht duhet ti bësh dhe ti kalosh. Është me të vërtetë një eksperiencë e bukur”.

Adam dhe bashkëshortja e tij Behati Prinsloo sollën në jetë vajzën e tyre të parë më 21 shtator, dhe që nga ajo ditë e kanë shijuar  në maksimum prindërimin. Supermodelja e dashurin faktin e të qënurit nënë dhe mezi pret të zgjerojë më shumë familjen, u shpreh një burim i afërt me familjen për E!News.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040581226348877