Adele ka dashur të komunikojë diçka serioze me fansat dhe këtë e bëri nëpërmjet Instagramit të saj.
Këngëtares i është dashur të anullojë koncertin që kishte në Arizona të Shetete të Bashkuara të Amerikës pas i ishte sëmurë. Ajo nuk ngurroi t’iu kërkonte falje fansave të saj dhe për t’ua vërtetuar se është vërtet sëmurë, në video u paraqit “ujë dhe sapun” ku gjëndja e saj dukej që nuk ishte aspak e mirë . “Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht fansave të mi në Phoenix, Arizona. Unë e kam të pamundur të performoj sonte për shkak të shëndetit. Jam me të vërtetë, me të vërtetë keq’, thotë këngëtarja ndër të tjera duke ju premtuar fansave se sapo të marrë veten do të kthehet me koncertet e saj. Adele i çuditi të gjithë me këtë paraqitje por në fund të fundit ajo është një këngëtare që synon të kënaqë veshin dhe jo syrin.