Donald Trump mund të jetë një fans i çmendur i Adele, por kjo e fundit nuk do t'ja dijë aspak për politikën e tij.
Kanditati për "President i Shteteve te Bashkuara të Amerikes", ka perdorur hite të Adele si “Skyfall” dhe “Rolling in the Deep” per fushatat e tij elektorale, gjë që duket se e ka nxehur artisten britanike.Këngëtarja 27-vjeçare ka thënë se nuk dëshiron që këngët e saj të përdoren në politikë, duke i kërkuar Trump që kjo gjë të mos përsëritet në të ardhmen. Për E! News, Adele rrëfen se nuk e ka dhënë për asnjë moment konsensusin e saj, ndaj dhe kjo gjë duhet të ndalojë menjeherë. Po tani, Trump?