INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele dëshpëron fansat me një lëvizje

Adele dëshpëron fansat me një lëvizje

Publikuar më: 10:24 28-03-2016

Adele sapo u rikthye në muzikë pas një mungese 3 vjeçare, por mos u mësoni shumë pas saj sepse ja ku do të largohet përsëri.

Fansat e saj nuk do të jenë të lumtur, por ylli i hitit “Hello” duket se ka vendosur që të marrë 5 vite pushim nga muzika, menjëherë pasi të mbarojë turin e saj botëror të stërngarkuar me 105 data në vetëm pak muaj. Mexico City është ndalesa e fundit e divës së muzikës, ku është planifikuar që të performojë në nëntor dhe më pas do të zhduket ashtu siç u kthye, si me magji.

Prestigjozja britanike The Sun bën me dije se artistja 27 vjeçare po zbret nga skena për të kaluar më shumë kohë me djalin e saj 3 vjeçar Angelo, i cili ka lindur nga lidhja e me të dashurin Simon Konecki. Ajo mendon se të qënit nënë është gjithçka përveçse e thjeshtë dhe këtë detyrë do që ta bëjë siç duhet. Adele deklaron se nuk do të jetë një “fëmijë që rrit një fëmijë”. 

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383