INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele dhe Rihanna, së shpejti në një skenë

Adele dhe Rihanna, së shpejti në një skenë

Publikuar më: 10:55 21-01-2016

Duket se eventi i çmimeve Grammy këtë vit do të jetë padyshim një ndër më të mirët deri tani.

E themi këtë pasi përveç Rihanna-s e cila konfirmoi pjesëmarrjen e saj para pak ditësh, tashmë është Adele ajo që e ka bërë këtë gjë. Ndonëse nuk është e kandiduar në asnjë kategori, fituesja e 10 çmimeve Grammy, pritet që të performojë mbrëmjen e 15 shkurtit, duke iu bashkuar kështu një tjetër emri si reperi Kendrick Lamar i cili kryeson nominimet për këtë vit me plot 11 të tilla. Nuk dihet ende nëse "Hello" do të jetë zgjedhja e Adele për të na mrekulluar me zërin e saj, por duke njohur aftësitë e saj vokale surprizat nuk do të mungojnë. Ndërkohë një detaj që nuk përbën më edhe aq surprizë është prezantuesi i këtij eventi, LL Cool J, i cili rikthehet për të mikëpritur artistët tanë të dashur për të pestin vit rradhazi! 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549