Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Adele ka pushtuar BRIT Awards.
Britanikja, e cila në fund të vitit të kaluar bëri rikthimin e saj në muzikë, ka arritur të fitojë plot 4 çmime në eventin më prestigjoz të muzikës britanike. Fjalimin e saj gjatë tërheqjes së njërit prej trofeve, 27-vjeçarja e ka shfrytëzuar per t'u solidarizuar me çështjen e artistes Kesha, e cila aktualisht është duke zhvilluar një gjyq kundër producentit Dr. Luke për të fituar pushtetin mbi muzikën e saj. Ndërkohë që të tjerë fitues ishin edhe Coldplay për "Best British Group" apo edhe James Bay për çmimin "Best British Male Solo Artist". E dini se çfare u vu re në këtë edicion? Nuk kishte asnjë artist me ngjyrë të nominuar. Racizëm në 2016-tën?!