INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele fton në skenë një tjetër “sozi” të saj [VIDEO]

Adele fton në skenë një tjetër “sozi” të saj [VIDEO]

Publikuar më: 20:52 28-07-2016

Ishte një moment që me siguri do të zgjasë një jetë. Kris Zello ishte në koncertin e së hënës të Adele, në “Key Arena” kur papritur njerëzit kishin drejtuar telefonat drejt tij për të shkrepur disa foto. Adele e vuri re këtë gjë dhe e ftoi atë në skenë. Por Kris nuk ishte veshur sipas mënyrës së tij, por ishte shndërruar si këngëtarja Adele. Jo më kot fansat e tjerë po e fotografonin atë.

<

“Ju duhet të shkoni në koncertin e Adele, si Adele. “Ajo ishte aq e mahnitshme dhe shumë e ëmbël. Ishte e pabesueshme të takosh idhullin tënd për herë të parë, para kaq shumë njerëzve. Ishte e mrekullueshme”, tha artisti i cili për 6 vite ka imituar Adele, jo duke kënduar por thjesht duke lëvizur buzët.

Të lumtë Kris, ia dole!

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941