Koncerti i fundit i Adele në Kopenhagen është shoqëruar me një surprizë tepër të këndshme. Të pranishëm në këtë koncert kanë qenë edhe dy simpatizantë gay të këngëtares . Njëri prej tyre, i cili ndodhej në publik, kishte dëshirë t’i bënte surprizë partnerit të tij. Andre Soderberg u ul në gjunjë teksa i propozonte martesë të dashurit, Simon Carlsson. Pasi çifti u përqafua, këngëtarja 28 vjeçare, e prekur shumë nga ky moment, ka ofruar ndihmën e saj që çifti të krijojë familjen.
“Më vjen për të qarë. A mund të ofrohem unë për të qenë nëna surrogate e fëmijës tuaj? Do dëshiroja aq shumë të kujdesesha për një fëmijë suedez”, tha Adele. Urojmë që Adele ta mbaje fjalën dhe të mos jetë shtyrë thejshtë nga emocionet për të bërë një deklaratë të tillë.