INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele i jep fund beqarisë, tregon unazën!

Adele i jep fund beqarisë, tregon unazën!

Publikuar më: 12:18 16-03-2016

Përse i pëlqen kaq shumë misteri personazheve të famshëm?

Duket sikur martesat në privatësi të plotë janë trendi më i ri në Hollywood. Kësaj here mendohet që britanikja Adele të ketë lidhur kurorë me të dashurin e saj Simone Konecki, me të cilin ka edhe një djalë 3-vjeçar. Më parë artistja ishte shprehur se nuk e ndjente të nevojshme të martohej, por mos ndoshta ka kthyer mendje? E themi këtë pasi ajo është fotografuar gjatë një prej koncerteve të saj me një unazë martese në gisht. Gjithçka mbetet për t'u konfirmuar nga vetë artistja, megjithatë burime pranë saj tregojnë për revistën "Heat" se propozimi për martesë ka ndodhur përgjatë Krishtlindjeve, në një moment privat mes çiftit. Kjo shpjegon faktin pse Adele ka nisur të martojë njerëz në çdo koncert të mundshëm të saj, siç ishte ai në London O2 Arena!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939