INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele i kthen krahët Rihannës

Adele i kthen krahët Rihannës

Publikuar më: 13:50 21-03-2016

Ajo asnjëherë nuk ka patur frikë të thotë çfarë ka në mendje dhe nuk është tërhequr edhe këtë herë  kur me shaka ka thënë se do të shmangte koncertin e Rihanës në Wembley këtë qershor, duke qenë se zhvillohet ditën përpara koncertit të saj në Glastonbury.

Por në vend që të shmangë koncertin në mënyrë që të pushojë mirë natën përpara debutimit të saj në Pyramid Stage, këngëtarja 27 vjeçare rrëfehet se ajo ishte e shqetësuar se mos duke ndjekur shown, do të bëhej në mënyrë pasive “dru” dhe kjo do të dëmtonte kordat e saj vokale.

Duke folur me mijëra fansat e saj ajo tha: “Unë e dua atë. Po mendoj të shkoj në Coventry (qytet industrial në Angli) të shikoj Rihanën sepse po të shkoj në Wembley ku ajo do të jetë duke performuar, do të mbetem pa zë, e di. Gjithë ajo mariuanë në ajër,  unë thjesht do të bëhem dru” dhe nuk do të jem në gjendje të performoj në Glastonbury të nesërmen. Ajo shtoi: “Por unë e kam shumë xhan atë, vërtet, më pëlqen i gjithë albumi i ri i saj kështu që duhet të shkoj ta shoh atë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609