Diva e muzikës mund të heqë dorë një herë e mirë nga koncertet!
Ajo ishte një nga yjet e parë që shkoi në vendin e tragjedisë së kullës Grenfell pas zjarrit të tmerrshëm të pak ditëve më parë. Dhe Adele e provoi sërish që kjo ngjarje e dhimbshme ishte ende në zemrën e saj ndërkohë që i nxiste fansat për të dhuruar diçka për viktimat. Këtë gjë ajo e bëri ndërsa po performonte në stadiumin Wembley në Londër, por jo vetëm. Këngëtarja 29 vjeçare gjithashtu nënkuptoi se mund të heqë dorë një herë e mirë nga koncertet duke thënë: “Mund të mos ju shoh më kurrë në një spektakël live”. Ajo ka premtuar që do të vazhdojë të bëjë muzikë, por gjithashtu kishte shkruar një mesazh të vogël me shkrim dore në gjithësecilin program që morën fansat: “Dua që hera ime e fundit të jetë në shtëpi (Londër)”. Pra, duket se e ka ndarë mendjen.