INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele: Kujdes nga shtatzënia, mua më doli mjekër!

Adele: Kujdes nga shtatzënia, mua më doli mjekër!

Publikuar më: 10:26 30-03-2016

Koncertet e Adele sa vijnë e bëhen më interesante për t'u ndjekur live.

Kjo jo vetëm për shkak të performancës vokale të këngëtares, por edhe për shkak të historive personale mjaft gazmore që britanikja ka vendosur të ndajë me publikun. "Kur isha shtatzënë, kisha aq shumë testosterone sa më doli një mjekër" ka qenë rrëfimi i fundit që ka bërë Adele teksa mbante koncertin e saj në Glasgow të Skocisë. Artistja 27-vjeçare ka vazhduar edhe më tej duke i thënë të pranishmëve se e kishte hequr mjekrën vetëm një natë para koncertit, duke insistuar në faktin se bëhej fjalë për një histori të vërtetë. "Jam krenare që kam një mjekër, madje ja kam vënë emrin Larry" ka përfunduar historinë e saj Adele. Kujtojmë që këngëtarja solli në jetë djalin e saj Angelo në vitin 2012. Me pak fjalë një mjekër 4-vjeçare!

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043