E përvitshmja “Sunday Times Rich List” ka ardhur në përfundimin që Adele është artistja britanike femër më e pasur.
Artistja renditet e 30-ta në listën e kryesuar nga Paul MC Cartney me një pasuri prej 760 milion paund. Pasuria e këngëtares llogaritet tek 85 milionë paund që shënon një rritje prej 35 milion paundësh nga viti i kaluar.
E pozicionuar përkrah Ed Sheeran në vendin e 49 me 45 milion, ajo është një nga dy muzikantët nën moshën 30 vjeç në listën që dominohet nga veterani i rok-ut, Paul MC Cartney.
Adele e cila lançoi albumin e saj të tretë “25”, në fund të vitit që kaloi, nuk e bëri atë të mundur falas në ndonjë shërbim online, duke i detyruar fansat ta blejnë në formën fizike ose dixhitale të tij. Albumi ka shitur deri tani më shumë se 15 milion kopje në të gjithë botën, ndërkohë që këngëtarja është në mes të turit të saj muzikor fitimprurës.
Ekspertët që fshihen pas listës së mësipërme, llogarisin se pasuria e saj do të vijë gjithnjë në rritje. “Adele është vetëm 27 vjeç kështu që unë e shoh në vazhdim si kryesuesen e 1000 njerëzve më të pasur në vetëm pak vite” ka thënë botuesi Ian Coxon.