Një fakt që e dinim të gjithë, tashmë është bërë zyrtar.
Adele sapo është shpallur artistja më e suksesshme për vitin 2015-të, me një rekord shitjesh të albumit të saj të tretë "25". Lajmi është bërë i ditur nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, e cila përveçse i ka dhënë titullin këngëtares britanike, ka theksuar gjithashtu se bëhet fjalë për një album i cili doli në muajin nëntor. Sipas këtyre të fundit, zgjedhja e Adele për të mos e lancuar albumin online në Spotify apo Apple Music, ishte arsyeja kryesore pse ai shiti aq shumë kopje në aq pak kohë. Gjithesesi nuk duhet lënë pa përmendur edhe singëlli "Hello" i cili ishte padyshim një promovues i mirë i rikthimit të bujshëm në muzikë të Adele!