Në pothuajse çdo koncert në Australi, Adele ia ka dalë që t’i lerë fansat pa fjalë, në një mënyrë apo në një tjetër.
Dhe gjatë mbrëmjes të së dielës, i cili ishte koncerti i saj i fundit në Melburn, diva e muzikës nuk i zhgënjeu as këtë herë 77 mijë e 300 fansat e saj. Këtë radhë ajo ndaloi koncertin në mes për të kritikuar rojet e sigurimit, të cilët po i kërkonin turmës që të ulej. Por artistja 28 vjeçar, e njohur për natyrën e e saj spontanem ia “plasi dhe këtë herë”: “A mund të ndaloni së thëni njerëzve të ulen? Nëse nuk ju pëlqen kërcimi mos hajdeni në një dreq koncerti. Nëse shoh edhe një person tjetër që i kërkohet të ulët, betohem për atë Zot se...”! Thjesht, pastër dhe saktë: Ishte Adele!