Pritshmëritë e larta rreth rikthimit të Adele në çmimet Grammy të këtij viti, bënë që artistja të "dështonte".
Por duket se incidenti i së dielës do të mbetet pas, sikundër Adele ka vendosur të mrekullojë publikun e 'The Ellen Show' me një super performancë live të këngës "All I Ask" dhe asaj "When We Were Young". E pyetur nga Ellen Degeneres rreth problemit teknik të ndodhur në Grammy, këngëtarja britanike ka treguar se ishte diçka e paparashikueshme, duke qenë se gjatë provave gjenerale gjithçka kishte shkuar mirë. Madje me shaka Adele e ka krahasuar tingullin e çuditshëm gjatë performancës së saj, me provat e Justin Bieber. Megjithatë përtej shakave Adele ka rrëfyer për Ellen se ishte një eksperiencë e hidhur ajo që i ndodhi dhe se kishte qarë gjatë gjithë ditës pasuese. Të paktën e provoi edhe Adele të qajë një herë me këngët e saj!