U raportua muajin e kaluar dhe konfirmimi sapo mund të ketë ardhur!
Ishte përfolur gjatë që Adele po planifikonte një martesë për Krishtlindje dhe duhet thënë se nuk është aspak e keqe si dhuratë. Tashmë kanë shpërthyer zërat sipas të cilëve diva britanike e muzikës ka lidhur kurorë në mënyrë të fshehtë më babain e djalit dhe partnerin e saj Simon Konecki. Kjo pasi këngëtarja u pikas duke bërë shopping në Los Angeles me një detaj të vogël që i shpëtoi. As më shumë e as më pak se një unazë floriri në gishtin magjik! Artistja 28 vjeçare nuk bëri asnë përpjekje për të fshehur unazën, çka nuk shkon aspak në përputhje me një dasmë të fshehtë. Megjithatë, Adele nuk njihet si fiks si personazhi që mund të konsiderohet i “qëndrueshëm”.