INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adele ulet në gjunjë para Beyonce

Adele ulet në gjunjë para Beyonce

Publikuar më: 10:49 04-05-2016

Me mirë vonë sesa kurrë.

Ndonëse ka vonuar pak, Adele nuk ka harruar të shprehë edhe njëherë admirimin e saj për Beyonce. Në një postim të fundit në Instagram teksa përqafon një portret të koleges, Adele ka reaguar mbi albumin "Lemonade" duke thënë se ka mbetur pa fjalë. Më tej britanikja ka vazhduar postimin e saj duke shkruar se për të Beyonce është një ndër personat më inspirues që ka njohur. Kjo për shkak se talenti, bukuria, hijeshia dhe etika e saj në punë i përkasin një kategorie të veçantë. "Thank God for Beyonce" kanë qenë fjalët e fundit të Adele, e cila e ka treguar edhe më parë dashurinë e saj për Beyonce. Dikur ajo pati deklaruar për revistën Time se pas djalit, prioritet në jetë kishte pikërisht Beyonce! Hmmm po një duet së shpejti?

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818