Mund të përjetoni çdo emocion në koncertet e Adele por nëse ju provoni ta filmoni atë…më mirë dilni jashtë.
Ylli britanik u ndje e fyer nga një fanse e cila gjatë gjithë kohës po filmonte këngëtaren me celular në dorë. Kjo gjë e ka acaruar Adele e cila ka reaguar ashpër duke i kërkuar ta ulë kamerën dhe të mos e filmojë më. “ Dua t’i them kësaj zonjës, mjaft më filmove me atë kamera sepse unë jam këtu në jetën reale. Mund ta shijosh live dhe jo nëpërmjet kamerës. Mund ta ulësh atë dreq kamera poshtë sepse ka shumë njerëz aty jashtë që nuk mundën të vinin”, ka thënë ajo. Tani e mësuat se nëse nuk doni ta zemëroni Adele, mos guxoni ta filmoni gjatë koncerteve të saj live.