E cilësuar si diva e mzuikës, Adelina Ismail i kishte munguar tregut muzikor për një kohë të gjatë por për një arsye të rëndësishme. Këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe këtë lajm e konfirmon edhe Ema, motra e këngëtares e cila bashkë me Zanfinën mezi po presin të bëhen teze.
Këngëtarja e cila po jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj Val Krasniqin, me siguri po bëjnë planifikimin familjar.
Dashuria mes Adelinës dhe Valit po bekohet me një fëmijë.
Kjo shtatzëni e Adelinës duket se erdhi në momentin e duhur, pas periudhës së dhimbshme që femrat Ismaili kaluan pas humbjes së nënës, Mona e cila për fat të keq nuk e gëzoi dot faktin e të bërit gjyshe.