INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adelina Berisha: “Kidës i vjen rëndë ta pranojë, por ajo ka qenë fansja ime”

Adelina Berisha: “Kidës i vjen rëndë ta pranojë, por ajo ka qenë fansja ime”

Publikuar më: 15:38 11-06-2017

Më parë Kida e mohoi se ishte fanse e Adelinës por ja çfarë thotë kjo e fundit…

Këngëtarja Adelina Berisha ka qenë pjesë e labelit “ON Records”, por vetëm pas realizimit të dy projekteve me ta, ajo u largua duke vazhduar sërish e vetme karrierën e saj. Edhe pe nuk ka folur shumë për këtë çështje, ajo së fundmi në një emision tregoi se arsyeja e largimit të saj nga ky label është ndikuar nga disa deklarata të saj. Këngëtarja tregoi se ajo ka qenë në skenë që kur ishte fëmijë, ndërsa këngëtarët e rinj janë rritur me këngët e saj. E kjo deklaratë dukej si një dedikim për kolegen e saj Kida, gjë që kjo e fundit e kishte mohuar në po të njëjtin emision duke u shprehur: “Nëse ajo mendon që jam fanse e saj – but I’m not (por unë nuk jam)”. Megjithatë Adelina vazhdon të mbrojë mendimin e saj, duke thënë se asaj i vjen ndoshta rëndë ta pranojë një gjë të tillë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275