Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri prej disa kohësh tashmë ka vendosur që t’i përkushtohet më së shumti familjes së saj dhe të lërë pas karierrën muzikore.
Lidhja e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov dhe më pas lindja e djalit shkaktuan goxha bujë në shtypin rozë dhe publikut kërkon të dijë gjithnjë të rejat më të fundit prej tyre.
Së fundmi çifti kanë udhëtuar për të nisur pushimet dhe aktualisht ndodhen në një resort në Turqi.
Nga atje Adelina ka postuar disa video ku tregon dhomën e gjumit dhe pamjen që ofron ballkoni nga i cili shihet pishina gjigante.
Sa i përket aspektit profesional, Adelina ka deklaruar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re që do bëhet hit në Ballkan.