Adelina ishte e para nga motrat që mori famë në familjen Ismaili.
Me vite të tëra karrierë këngëtarja arriti të marrë statusin “divë”. Por vitet e fundit u distancua goxha nga muzika duke iu përkushtuar më tepër jetës së saj personale. Sot Adelina është mama e një djali dhe po e shijon më së shumti këtë periudhë. Por ato që po e llastojnë edhe më tepër këngëtaren janë motrat e saj, Zanfina dhe Ema të cilat e kanë “mbuluar” me dhurata motrën e madhe bashkë me vogëlushin e saj. “Kush ka teze, botën ka. E kush ka motra, ka YSL . Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam”, shkruan ajo./intv.al/