Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, krenohet me këtë këngëtar shqiptar…
Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi një status në lidhje me dashurinë, ndërsa në Insta ajo befason fansat me një shkrim për Sabri Fejzullahun dhe gruan e tij Nerën. Ismaili ka publikuar një fotografi të çiftit, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shkruar plot fjalë inkurajuese për çiftin e njohur.
“Krenohem që jetoni në një kohë me mua o simbole të dashurisë, personifikim i suksesit, yje të jetës, dritë e vendit ku shkelni… ju dua” mbishkruan krahas Adelina në Instagram. Adelina aktualisht është shkëputur nga aktivitet muzikore, dhe i është përkushtuar rritjes së djalit të saj Uliksit./intv.al/