IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Adelina Ismaili u rikthehet sherreve të vjetra dhe e paska seriozisht: I nuhas k*çkat...[FOTO]

Adelina Ismaili u rikthehet sherreve të vjetra dhe e paska seriozisht: I nuhas k*çkat...[FOTO]

Publikuar më: 00:24 03-01-2019

Adelina Ismaili është një prej këngëtareve tona të preferuara, gjithmonë energjike dhe me shumë stil. Adelina është me të vërtetë e pazëvendësueshme e jo më kot ka qenë inspirim për shumë këngëtare të reja. Prej më shumë se një viti Adelina është bërë nënë dhe djali i saj Uliks është rritur kaq shumë.

Ky vit i ri duket se ka risjellë disa fantazma të së shkuarës për këngëtaren Adelina Ismaili, gjë që artistja duket se nuk e ka pritur aspak mirë.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet nëpërmjet postimit të ri në Insta Story, ku duket qartë irritimi i saj, ndaj ndonjë provokimi të mundshëm.

“I nuhas disa k*çka nga e shkuara që ulërasin vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish si gruaja që njihnit dikur. Por kush e di… Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë!” -ka shkruar këngëtarja në postimin me tone kërcënuese.

Megjithatë, nuk e dimë ende kush e ka shkelur në “kallo” Adelinën, por nëse vazhdon ta bëjë, do e marrim vesh shumë shpejt.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711